HISTORIKU I BODRUMIT TË VERËS RAHVERA

Bodrumi i verës RAHVERA është themeluar ne 1999 nga z. Bajram Hajrullaga ing. i dpl. i Bujqësisë në Beograd.
Bajrami është figurë më eminente në lëminë e vreshtarisë dhe verëtarisë në Kosovë dhe atij i atribuohen meritat e shumta në fushën e vreshtarisë dhe verëtarise.
Fillimisht Bodrumi Rahvera është themeluar si rezultat i nevojës për mbijetesë duke marrë parasysh masat e dhunshme nga okupatori serb ne vitet 90-ta e këndej, ku kulmi arrihet gjatë vitit të luftës (1998) në Kosovë, edhe pse veprimtaria e bërjes së verës në familjen Hajrullaga daton qysh nga koherat e lashta me metodat klasike tradicionale, por në vitin 1999 për herë të parë është themeluar njësia prodhuese e organizuar mirë dhe nën udhëheqjen profesionale të Bajramit.
Ne maj te vitit 2010 RAHVERËS i është bashkangjitur Visar Hajrullaga ing. i dpl. i trajnuar nëpër vende të ndryshme të botës për enologji siç jane Maqedonia, Kroacia, Franca etj.
Visari është edhe degustator i licencuar i verës dhe bënë pjesë në komisionin e rregullt shtetëror për vlerësimin e verës pranë Departamentit të vreshtarisë dhe verëtarise së Kosovës.
Bodrumi RAHVERA është me karakter familjar me kapacitete prodhuese rreth 200,000 litër, pikësynimi i të cilit është rritja e vazhdueshme e cilësisë duke synuar kështu pozicionimin meritorë në tregun vendorë dhe atë internacional, duke i dhënë kështu përparësi varieteteve tradicionale dhe atyre kulminante botërore.

Bodrumi RAHVERA në gamën e vet të produkteve ka mbi 8 brende, brenda të cilëve brende ka edhe nënbrende të shumta, duke u nisur kështu nga ato me kulminante të kualifikuara botërisht e deri tek ato autoktone.
Në vitin 2017 është fituese e çmimit të parë në Meranovo të Sllovenisë, garë internacionale kjo ku morën pjesë 13 shtete dhe mbi 33 bodrume të verës nga vendet e ndryshme të botës. Rahvera dekorohet me medalje të artë me verën CHARDONNAY 2016 dhe është karakteristike se vera ishte vlerësuar me 5 pike mbi vendin e dyte duke e pozicionuar atë bindshem në vendin e parë. Përpos vlerësimit në Slloveni, RAHVERA del kulminante çdo vit edhe në vleresimët zyrtare nga komisioni kosovar i vlerësimeve të rregullta pranë Drejtoratit për Vreshtari dhe Verëtari, duke iu vlerësuar në kategorinë kulminante nga 4 deri ne 6 brende, duke e radhitur kështu në kategorinë e bodrumeve tejet cilësore. Faza e zhvillimit të RAHVERËS është paraparë në disa faza, ku me përfundimin e tyre RAHVERA do të jetë storie suksesi më të cilën do të krenohet e tërë Kosova.